Ibrahimovic thyen heshtjen dhe komenton zërat për të ardhmen e tij

Mediat italiane raportojnë se Zlatan Ibrahimovic do ti jap fund karrierës si futbollist profesionist pas përfundimit të sezonit.

Coronavirusi që e ka kapluar Europën ka bërë që çdo aktivitet sportiv të ndalojë dhe për këtë shkak Ibra mund të tërhiqet nga futbolli më herët sesa pritej.

Pensionimin nga futbolli e ka komentuar edhe vetë Ibra duke thënë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Me të vërtetë nuk e di se çfarë do të bëj, çdo ditë po ndodh diçka e re. Kur të përfundojë kjo situatë me coronavirusin, do të vendos për të ardhmen. Për momentin nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen time”, ka deklaruar Ibrahimovic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here