Liverpool nxjerrë në shitje yllin e saj, rivalët e tij shfaqin interesimin!

Dejan Lovren është njëri prej lojtarëve të Liverpool të cilët priten të largohen gjatë kësaj vere nga Anfield Road.

Kroati duket se do ta përfundojë aventurën e tij me ‘The Reds’ pas 6 viteve të sukesshme me këtë klub.

30 vjeçari tanimë nuk është më në planet e Jurgen Klopp dhe një largim po përgatitet që tani pasi me një mbrojtje ku bëjnë pjesë Virgil Van Dijk, Joel Matip dhe Joe Gomez një vend titullari duket i pamundur.

Lista e skuadrave të interesuar për të është shumë e gjatë me skuadra si West Ham,Arsenal dhe Tottenham nga Anglia por interesim ka pasur edhe nga kontinenti i vjetër ku atë e kërkojnë skuadrat e Roma, Lazio, Milan,Lyon dhe Bayer Leverkusen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here