Marcelo Lippi ka një këshillë për Serie A!

Ish trajneri i Juventusit dhe Italisë, Marcelo Lippi, ka deklaruar se Serie A dhe të gjitha ligat tjera duhet të rifillojnë dhe të luhen deri në ndeshjen e fundit.

71 vjeçari është rikthyer në qytetin e tij Viareggio dhe në 2019 ka nënshkruar një kontratë të re me Kinën dhe pavarësisht vështirësive që po has Italia me virusin ai ka deklaruar se Serie A duhet të vazhdojë pasi të normalizohet gjendja.

‘Sipas të gjithëve, jemi duke jetuar në kohëra të vështira’- deklaroi Lippi për Radio Sportiva.

‘Mendoj se ligat duhet të përfundojnë, edhe nëse zhvillohet me dyer të mbyllura. Nuk ka problem nëse sezoni i ardhshëm mund të fillojë pak më vonë”- deklaroi Marcelo Lippi në fund të intervistës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here