Ministri italin i Sportit jep lajmin e mirë: Ja kur mund të rikthehet Serie A

Vincenzo Spadafora – Ministër i Sportit – ka zbuluar planin ambicioz për rikthimin e sportit në Itali.

Italia është epiqendra e virusit në Europë me 13,155 viktima. Mirëpo numri i personave të prekur ka filluar të bije dhe shenjat e stabilizimit kanë filluar të shfaqen.

Spadafora, ka folur sot në lidhje me aktivitetet sportive dhe mundësia se kur mund të rinisin sërish. Në veçanti, mbi futbollin që është edhe industria më fitimprurëse dhe që sjell edhe shumë financiarisht në buxhetin e shtetit.

Spadafora tha se “do të kemi një plan të mirëdetajuar dhe se duhet vetëm durim. Ideja është që të rinisim gjithçka në muaj maj, ndërsa edhe 10 ditë të paktën askush nuk do të stërvitet jashtë strukturës së tij, pra banesës. Kjo bëhet në mënyrë që të mos humbasim gjithçka por të paktën të ruajmë sezonin”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here