Paqueta out, një tjetër yll in: Milan sakrifikon brazilianin për mesfushorin portugez

Milani nuk ka arritur të bind as këtë sezon edhe përkundër përforcimeve të shumta në verën e kaluar. Rosonerët kanë shpenzuar gjysmë miliardë euro, ndërsa prej tyre vetëm disa kanë arritur të arsyetojnë paratë e shpenzuara.

Njëri nga ta është Lucas Paqueta i cili u transferua te Milani vitin e kaluar për 38 milionë euro nga Flamengo. Paqueta cilësohej si Kaka i ri, mirëpo pas një viti në San Siro drejtuesit janë të gatshëm ta shesin atë.

Mediat italiane raportojnë se Benfica është e interesuar për Paquetan dhe se gjiganti portugez nuk është i gatshëm ta paguaj shifrën e kërkuar nga Milani (30 milionë euro) dhe se në operacion mund të përfshihet ylli portugez Florentino Luis.

Rosonerët kanë shfaqur interesim për një kohë të gjatë për mesfushorin portugez dhe tani mund ta transferojnë atë duke e shkëmbyer me Paquetan.

Mbetet ta shohim nëse ky operacion do të finalizohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here