Portieri bavarez po humbet 12 mijë euro në ditë shkaku i COVID-19!

COVID-19 ka prekur çdo sferë të jetës e sidomos Europa po e vuan më së shumti këtë gjë.

Këtë po e vuan dhe Alexander Nubel i cili njëkohësisht është portier i Bayern Munchen, i cili po pëson humbje të mëdha financiare nga kriza e COVID-19.

23 vjeçari sapo ka nënshkruar një kontratë me bavarezët dhe do ti bashkohet atyre me 1 korrik pasi kontrata me Schalke 04 i skadon me 30 qershor.

Por FIFA dhe UEFA po mendon që të bëj një ligj ku lojtarëve të cilëve i skadon oferta me skuadrat e tyre aktuale të mbeten akoma aty për shkak të pezullimit të të gjitha ligave.

Kjo gjë mund ti kushtojë talentit hiç më pak se 12 mijë euro në ditë gjë që e bën atë shumë të frustruar me këtë fakt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here