Son në kamp ushtarak!

Sulmuesi korean i Tottenham, Son-heung Min do të paraqitet në marinën e vendit të tij në fund të këtij muaji pasi si qytetar i Koresë së Jugut e ka të obligueshme kryerjen e ushtrisë.

Të gjithë shtetasit që gëzojnë shëndet të plotë janë të detyruar që në Kore të Jugut të kryejnë shërbimin ushtarak i cili zgjat përafërsisht dy vite.

Son ‘shpëtoi’ njëherë nga shërbimi ushtarak pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike në Indonezi më 2018, gjë që e la atë të lirë nga detyrimi për të kryer shërbimin ushtarak.

Ditëve të fundit Tottenham deklaroi se Son ka udhëtuar për në Kore të Jugut për arsye personale ku edhe pak më vonë u bë e ditur se tani futbollisti i londinezëve do të filloj të kryejë shërbimin ushtarak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here