‘Telenovela’ Lautaro vazhdon!

Barcelona po raportohet se është e gatshme që të përdorë Philippe Coutinho dhe Arturo Vidal për të sjellë në Camp Nou Lautaro Martinezin dhe Neymar.

Mundo Deportive raporton se Barcelona po kërkon të bëj një lëvizje të dyfishtë në merkato dhe të fillojë një kampanjë të madhe marketingu, në mënyrë që ta marrë veten sa më shpejt ekonomikisht.

Vidal po mendohet që të transferohet tek Inter ndërsa Coutinho kërkohet nga klubi vetëm që të shitet në mënyrë që klubi të arkëtoj diku rreth 80 milionë euro nga shitja e tij.

Pranë largimit nga klubi duket edhe Antoine Griezmann i cili po përflitet se mund të transferohet tek Paris Saint Germain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here