VIDEO: Ta kujtojmë paraqitjen e Cannavaros ndaj Gjermanisë në Botërorin e 2006-tës

Fabio Cannavaro është mbrojtësi i fundit që e ka fituar Topin e Artë.

Italiani e fitoi këtë vlerësim në vitin 2006 për paraqitjet e jashtëzakonshme në Botërorin e 2006.

Italia u kurorëzua si kampione pasi mundi Francën në finale, një ndeshje që mbahet mend më shumë për goditjen me kokë të Zinedine Zidane ndaj Marco Materrazzit.

Por fitorja në gjysmëfinale e Azzurrëve ndaj Gjermanisë, nuk mbahet  në mend vetëm për shkëlqimin e Italisë, por edhe për paraqitjen e jashtëzakonshme të Cannavaros.

Ish -mbrojtësi i Juventusit dhe Real Madrid në atë ndeshje zhvilloi jnjë prej paraqitjeve më të mëdha mbrojtëse ndoshta në histori.

Pavarësisht se ai me trup ishte 175 centimetra, Cannavaro fitoi çdo duel ajror kundër Miroslav Kloses, një lojtar i njohur për aftësinë e tij në ajër.

Më poshtë, do të gjeni një montazh të shkurtër të pikave kryesore të Cannavaro nga ajo  ndeshje, e cila e ndihmoi atë të fitonte çmimin më prestigjioz personal të futbollit disa muaj më vonë.

Bllokime, lexim loje, pozicionim i përsosur, lojë me, disa pasime të sakte dhe një pasim vendimtar që e qoi Italinë tek golin i dytë dhe fitues të ndeshjes.

Karriera e Cannavaro pas Kupës së Botës 2006 fatkeqësisht filloi të bie për shkak të moshës së tij të avancuar.

Ai u transferua në Real Madrid atë verë nga Juventusi, por nuk e gjeti më formën e tij më të mirë. Tani Cannavaro është trajner te Guangzhou Evergrande dhe po udhëheq skuadrën drejt titullit në kampionatin Kinez.

Nata magjike e 14 viteve më parë mbetet paraqitja e tij më mirë në jetë, ku dhe mbrojtë si Virgil van Dijk do ta kinin lakmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here