Inter i vendos çmimin Skriniarit, pritet reagimi i gjigantëve europian

Milan Skriniar është shndërruar në një lojtarë kyç te Interi në sezonet e fundit dhe sllovaku është njëri nga lojtarët më të dashur nga tifozët zikaltër.

Skriniar me paraqitjet e tij ka bërë që shumë klube të interesohen për të. Manchester City dhe Barcelona janë skuadrat që kanë shfaqur më së shumti interesim për 25-vjeçarin.

Tuttosport, shkruan se Skriniar nuk është i pashitshëm për Interin dhe se Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë sllovakun për shifrën e 80 milionë eurove.

Tani mbetet ta shohim reagimin e Cityt, Barcelonës, Unitedit dhe Real Madridit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here