Juventus sakrifikon Costan për yllin e Premier League

Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi.

Drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm ta sakrifikojnë Douglas Costan për ta transferuar sulmuesin e Manchester Cityt Gabriel Jesus, raporton Calciomercato.com.

Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe në shënjestrën e tyre janë Mauro Icardi, Gabriel Jesus dhe Harry Kane.

Icardi dhe Kane janë dy operacione të vështira dhe opsioni Jesus është më i lehti për Biankonerët.

Costa ka humbur vendin e titullarit te Juventusi dhe është i gatshëm të ndryshojë skuadër, ashtu si dhe Jesus te City.

Costa ka bashkëpunuar me Guardiolan edhe më parë te Bayerni dhe City ka shfaqur interesim edhe më parë për brazilianin.

Juventus pritet të ofrojë kartonin e Costas dhe një shumë parash për Jesus. Mbetet ta shohim përgjigjen e Qytetarëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here