Milan me një tjetër transferim nga Reali pas suksesit me Theo Hernandez

Milani mund të transferojë një tjetër futbollist nga Reali i Madridit pas sukesit me Theo Hernandez. 

Rosonerët kanë hasur mjaftë probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasiqë Andrea Conti dhe Davide Calabria nuk kanë bindur aspak.

Ndërsa sa i përket krahut të majtë, Rosonerët nuk kanë pasur fare probleme që nga arritja e Theo Hernandez nga Reali për shifrën e 20 milionë eurove.

Sipas mediave italiane Milani mund të kompletojë një tjetër transferim nga Reali dhe bëhet fjalë për Alvaro Odriozola.

Odriozola u detyrua të huazohet te Bayerni në janar, pasiqë kishte bërë vetëm 5 paraqitje me Realin në pjesën e parë të sezonit.

Spanjolli pritet të rikthehet në Madrid në verë dhe për të nuk do të ketë vend, pasiqë në të njejtin pozicion luajnë Carvajal dhe Hakimi. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani  dhe Rosonerët pritet ta transferojnë 24-vjeçarin në verë.

Milani ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin, ndërsa Odriozola pritet t’i kushtojë Rosonerëve 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here