Në ditën e sotme para dy viteve, Ronaldo shënoi supergolin ndaj Juventusit (VIDEO)

Në ditën e sotme para dy viteve (3 prill, 2020), Cristiano Ronaldo shënoi njërin nga golat më të bukur në historinë e Ligës së Kampionëve.

Portugezi udhëhoqi Realin duke shënuar dy gola në fitoren ndaj Juventusit me rezultat 0-3 në Allianz Stadium, në ndeshjen e parë të çerekfinale.

Ronaldo shënoi golin e parë që në minutën e tretë, mirëpo goli i dytë në minutën e 64 ishte ai që hyri në histori.

Dani Carvajal dhuroi një harkim në zonë, të cilin e priti portugezi dhe me një akrobacion fantastik shënoi në portën e Gianluigi Buffon.

Ky gol nxiti edhe reagimin e tifozëve të Zonjës së Vjetër, të cilët i duartrokitën Ronaldos duke qenë të vetëdijshëm se i ishin dëshmitarë të njërit prej golave më të bukur në histori.

Në atë sezon (2017/2018), CR7 dhe Madridi e fituan për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve, ndërsa gjatë verës së vitit 2018, Ronaldo u transferua pikërisht te Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here