Pritet drita jeshile e Contes: Inter transferon yllin e Sassuolos

Siç raporton Calciomercato.com, drejtuesit e Interit janë duke pritur dritën jeshile nga Conte për transferimin e mesfushorit të Sassuolos, Jeremie Boga.

Boga ka shkëlqyer me Sassuolon këtë sezon dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Drejtuesit e Interit e pëlqejnë Boga-n dhe janë të gatshëm ta transferojnë atë. Neroaxurët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sassuolon dhe tani po presin vetëm akordin e Contes.

Boga mund ti kushtojë Interit 25-30 milionë euro. 23-vjeçari ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon me Sassuolon dhe ka shënuar 8 gola dhe 4 asistime.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here