PSG nuk dëshiron më që të blejë Icardin!

Paris Saint Germain ka bërë të ditur se nuk po mban më kontakte me drejtuesit e Inter për çështjen e Mauro Icardit pasi nuk janë më të interesuar për blerjen e tij sepse ky i fundit tregoi se është i interesuar të rikthehet në Serie A.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Wanda Nara që është agjentja edhe njëkohësisht bashkëshortja e tij është takuar me drejtorin e PSG, Leonardon, ky edhe i bëri të ditur vendimin e argjentinasit.

Icardi po përflitet se sezonin e ardhshëm mund të jetë pjesë e Juventusit.

Argjentinasi këtë vit me PSG ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje që ka zhvilluar në të gjitha kompeticionet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here