Tri mënyrat që Juventus mund të transferojë Icardin këtë verë!

Juventus ka shfaqur interesim të madh për të siguruar shërbimet e sulmuesit aktual të Interit, Mauro Icardi.

Për të arritur deri tek Icardi, ‘Zonja e Vjetër’ i ka tri mundësi.

Mundësia e parë është ajo që duket më e thjeshtë por njëkohësisht është edhe më e rënda në kohë krize pasi juventinët mund ta bëjnë të tyrin argjentinasin duke i dhuruar rivalëve të tyre një shifër prej 100 milionë eurosh.

Mundësia e dytë është që ndonjë lojtar i Juves të përfshihet në negociata ku më të përfolurit janë Paolo Dybala dhe Miralem Pjanic.

Ndërsa mundësia tretë është që të bëhet një pagesë cash ose përfshirja edhe e Mattia De Sciglio, një transferim që i ngjan shumë mënyrës së transferimit në NBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here