Zyrtare: Flick trajner i Bayernit deri në vitin 2023

Hansi Flick ka firmosur kontratë tre-vjeçare me Bayernin  e Munichut.

Flick u emërua si trajner i përkohshëm në nëntor, pas shkarkimit të Niko Kovac, ndërsa në dhjetor Bavarezët vendosën që 55-vjeçari ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të sezonit.

Pas një ecurie të suksesshme që nga ajo kohë, Bayern tani e ka konfirmuar se Flick ka rënë dakord për të vazhduar marrëveshjen për të vazhduar deri në qershor 2023.

Flick ka regjistruar 18 fitore në 21 ndeshje si trajner i Bayernit. Bavarezët aktualisht janë në krye të tabelës në sezonin e pezulluar tashmë 2019-20, duke pasur një avantazh prej katër pikësh ndaj Borussia Dortmund.

Flick gjithashtu e ka dërguar me një këmbë Bayernin dhe në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores 3-0 ndaj Chelsea si mysafirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here