Barca ‘shënjestron’ lojtarin e Juventusit!

Maurizio Sarri mund të mbetet pa njërin prej mesfushorëve të tij kryesorë gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Kjo për shkak se për Rodrigo Bentancur interesim ka shfaqur skuadra e Barcelonës e cila po kërkon për një lojtar për të zëvëndësuar Vidal dhe Rakitic, pasi kjo dyshe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Përpos uruguajanin, Barcelona ka në shënjestër edhe Barellën e Inter edhe Fabian Ruiz të Napolit i cili po kërkohet nga rivalët e Real Madrid.

Kur u transferua nga Boca Juniors, ka një pikë në marrëveshjen mes klubeve ku thuhet se nëse Juventus shet Bentancur atëherë skuadra argjentinase merr 50% të të ardhurave, gjë që e bën për Barcën akoma më të vështirë këtë transferim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here