Barcelona tregon çmimin për Coutinhon!

Philippe Coutinho momentalisht gjendet tek Bayern Munich në formë huazimi, por duket se i ka ditët e numëruara tek bavarezët.

Kampionët gjerman nuk kanë mbetur të kënaqur me performancën e brazilianit dhe kështu nuk kanë shfaqur interesim për të blerë kartonin e lojtarit.

Kështu Coutinho pritet të rikthehet në Camp Nou ku edhe aty nuk pritet që të qëndrojë shumë pasi katalanasit e kanë nxjerrë në shitje për një shifër prej 80 milionë eurosh.

Braziliani mesa duket përsëri do vazhdojë karrierën në Premier League ku interesim për të kanë shfaqur Chelsea, Arsenal dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here