Barcelona tregon çmimin për Umtiti!

Samuel Umtiti me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni për shkak se ka humbur vendin e titullarit.

Francezi ka mbetur zgjedhja e tretë tek katalanasit pas Gerard Pique dhe Clement Lenglet.

26 vjeçari ka 4 sezone që është pjesë e skuadrës katalanase por këtë sezon ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Për ta lënë të lirë Barcelona kërkon një shifër prej 40 milionë eurosh, shifër kjo mëse e përballueshme për Manchester United që po e kërkon atë qysh prej verës së kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here