De Ligt nuk është i lumtur te Juventusi, Raiola i ka gjetur klub të ri

E përditshmja katalanase Sport, shkruan se Matthijs de Ligt nuk është i lumtur te Juventusi, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola ka filluar të kërkojë skuadër të re për holandezin.

Opsioni i parë është Reali i Madridit. De Ligt u transferua te Juventusi verën e kaluar për 85 milionë euro, mirëpo nuk arriti që të lërë shenjë.

Holandezi nuk është i lumtur në Torino, ndërsa Reali është në kërkim të pasuesit të Sergio Ramos dhe de Ligt do të ishte zëvendësuesi ideal.

Raiola ka nisur bisedimet me drejtuesit e Juventusit për mundësinë e shitjes, pasiqë klienti i tij nuk është titullar gjatë gjithë kohës dhe mbetet ta shohim përgjigjen e Agnellit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here