Gotze i paarritshëm, Roma ndërron objektiv!

Pas bisedimeve që patën drejtuesit e Romës me agjentin e Mario Gotzes, duket se asgjë konkrete nuk është arritur duke zhvendosur interesimin në një tjetër lojtar.

Gjermani fiton momentalisht 7 milionë euro tek Borussia Dortmund dhe nuk po mendon që të ulë pagën e tij, shifër kjo shumë e lartë për skuadrën romane.

Tani skuadra nga kryeqyteti italian ka filluar të interesohet për sulmuesin brazilian të Shakhtar Donetsk, Tete.

20 vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Fonseca pasi ky i fundit e ka pasur nën urdhërat e tij gjatë kohës që drejtonte Shakhtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here