Inter alarmohet, 3 lojtarë të saj mund të largohen tek e njejta skuadër!

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 e ka bërë të paqartë edhe sesi do të zhvillohet merkatoja e transferimeve gjatë kësaj vere.

Por një gjë është e sigurt, marrëveshje të kushtueshme priten të ndodhin.

Kjo pasi skuadra e Manchester City po synon ti marrë Interit hiç më pak se 3 prej lojtarëve të saj kryesorë.

Siç raporton Tuttosport, Guardiola po kërkon me ngulm ti marrë pranë vetes Lautaro Martinezin, Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni.

Një gjë është e sigurt, kur Guardiola kërkon një lojtar atëherë drejtuesit e ‘Citizens’ thjesht ja realizojnë dëshirën spanjollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here