Inter nuk heq dorë nga Chiesa, Neroaxurët sakrifikojnë tre lojtarë

Drejtuesit e Interit nuk kanë hequr dorë nga ideja e transferimit të Federico Chiesas.

Ylli i Fiorentinës do të jetë objektivi kryesorë i Neroaxurëve në merkaton e verës. 22-vjeçari ishte në shënjestrën e Interit dhe Juventusit verën e kaluar, mirëpo në fund qëndroi te Fiorentina.

Chiesa është i gatshëm të ndryshojë skuadër dhe Interi dëshiron të përfitojë nga kjo situatë. Neroaxurët do të shesin Radja Nainggolan, Dalberin dhe Valentino Lazaron për ta financuar transferimin e Chiesas.

Fiorentina kërkon 50 milionë euro për lirimin e Chiesas.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here