Juve-Icardi, ja vendimi përfundimtar i ‘Zonjës së Vjetër’!

Juventus duket se do ti shkojë deri në fund tentativës për të siguruar shërbimet e Mauro Icardit, raporton Calciomercato.

Sulmuesi aktualisht po luan për Paris Saint Germain në formë huazimi por francezët nuk janë të interesuar për ta blerë kartonin e lojtarit, gjë që do ta rikthente përsëri tek Inter.

Juve po mendon që të bëj një ofertë tunduese në drejtim të rivalëve Neroazzurë, ku në ofertë mund të përfshihen lojtarë si Miralem Pjanic dhe Mattia De Sciglio.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here