UEFA zbulon datën e re të finales së Champions League

UEFA ka njoftuar se data e finales së Champions League është ndryshuar.

Finalja e madhe pritej që të zhvillohej me 27 qershor në Stamboll, mirëpo drejtuesit e UEFA-s kanë ndryshuar datën dhe finalja do të zhvillohet me 15 gusht. Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve do të fillojë në tetor.

“Nuk do të jetë e lehtë. Ndoshta për momentin duket utopi, por ne do të bëjmë çmos që ta mbyllim këtë sezon të Ligës së Kampionëve. Kampionatet pritet të përfundojnë deri në gusht, ndërsa finalja do të zhvillohet me 15 gusht. Sa i përket sezonit të ardhshëm, ai do të fillojë në tetor”, ka njoftuar UEFA.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here