Zbulohet goditja e madhe për merkaton e verës, Milani transferon yllin e Barcelonës

Milani në verë do të tentojë transferimin e Ivan Rakitic nga Barcelona.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, e cila shkruan se Rosonerët nuk kanë hequr dorë nga kroati dhe se do të tentojë ta transferojnë atë këtë verë.

Ai shihet si një figurë lideri dhe emër ylli në mesfushë për të ndihmuar emrat e rinj rreth tij të zhvillohen.

Rakitic do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, ndërsa Katalanasit i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurove, shifër kjo aspak problematike për Milanin.

Mirëpo problemi i vetëm është paga e kroatit. Rakitic përfiton 8 milionë euro te Barcelona dhe do të duhet të pranojë përgjysmimin e pagës te Milani.

Interesim për Rakitic kanë shfaqur Sevilla, Atletico Madrid, Inter dhe Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here