Chelsea i madh po kthehet: Ja formacioni i Bluve me përforcimet e reja (FOTO)

Chelsea pritet që në verë të bëjë disa përforcime në mënyrë që të rikthehet në majën e futbollit anglez.

Blutë e Londrës janë shpallur kampion në Premier League për herë të fundit në vitin 2017, ndërsa Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

Londinezët kanë siguruar shërbimet e Hakim Ziyech nga Ajaxi, mirëpo nuk mbaron me kaq.

Chelsea po tenton që në verë të transferojë  Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi, Moussa Dembelen nga Lyoni dhe mesfushorin e West Ham Unitedit, Declan Rice.

Formacioni i mundshëm i Chelseat për sezonin e ri: Kepa, James, Rudiger, Zouma, Alonso, Kovacic, Rice, Mount, Sancho, Pulisic, Dembele.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here