Coutinho prapë tek Liverpool!

Liverpool duket se është përsëri e interesuar që ta sjellë në Anfield Road, ish yllin e saj Philippe Coutinho.

Coutinho gjatë këtij sezoni ka qenë i huazuar tek Bayern Munchen por bavarezët nuk janë të interesuar për ta blerë përfundimisht atë.

Ndërkohë as Barcelona nuk e dëshiron atë më dhe i ka vënë një çmim prej 80 milionë eurosh për secilën skuadër që dëshiron shërbimet e tij.

Ndërkohë tani ka filluar të interesohet dhe Liverpool por agjenti i brazilianit, Kia Joorabchian, deklaroi se bisedimet me skuadrën e Chelseas janë më intenzive dhe nuk përjashtohet një transferim i mundshëm në Stamford Bridge për Coutinhon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here