Këto janë skuadrat ku mund të transferohet Hysaj!

Elseid Hysaj ka paralajmëruar se ky do jetë sezoni i fundit me Napolin pas plotë 5 sezoneve të suksesshme.

Mbrojtësi shqiptar këtë fillim sezoni kishte hasi në vështirësi për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte me trajnerin e mëhershëm, Carlo Ancelottin.

Por me ardhjen e Gennaro Gattusos në krye të skuadrës ai u rikthye në formacion e parë duke zhvilluar 13 ndeshje si titullar.

Ndërkohë lista e skuadrave që e kërkojnë shqiptarin është mjaft e pasur me skuadra si: Roma, Fiorentina,Tottenham Hotspur, Sevilla dhe Valencia.

26 vjeçari ka edhe një vit kontratë me Napolin por mund të largohet që këtë verë për këdo që dëshiron të paguajë 13 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here