Napoli pranë blerjes së lojtarit të Barcelonës!

Napoli po kërkon që kësaj vere të transferojë Junior Firpon nga skuadra e Barcelonës, raporton Sport.

Skuadra italiane tanimë ka filluar bisedimet me drejtuesit e skuadrës katalane për mbrojtësin e tyre të majtë, i cili nuk kaloi një sezon të mirë qysh prej transferimit nga Real Betis gjatë verës së kaluar.

Roma, Lazio dhe Torino janë gjithashtu duke vëzhguar me kujdes situatën në të cilën po kalon lojtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here