Rakitic tek Milan? Por Barcelona tani kërkon yllin e Rossonerëve!

Raportimet sa vijnë e shpeshtohen se Barcelona dhe Lazio do të ofrojnë plot 50 milionë euro për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli.

Rossonerët gjatë kësaj vere do kenë nevojë të shesin lojtarë për të ngritur fonde dhe Gianluigi Donnarumma mesa duket nuk do të jetë ylli i vetëm që do të largohet.

Çmimi i Romagnoli është dyfishuar që prej transferimit nga Roma por tani në rast të shitjes së lojtarit atëherë 30% të përfitimeve Rossonerët duhet që tia dhurojnë ‘Gjiallorossëve’.

Barcelona duket më afër se Lazio në këtë operacion pasi Milan po e kërkon kroatin e Barcelonës, Rakitic, dhe një marrëveshje duket më e lehtë e arritshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here