Roma hyn në garë për yllin gjerman!

Roma është e gatshme që të duelojë për të siguruar shërbimet e Mario Gotze, siç raporton La Gazzeta dello Sport.

Në garë për gjermanin gjithashtu është edhe West Ham dhe Everton, pasi ky i fundit gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Borussia Dortmund.

Mario Gotze aktualisht përfiton 7 milonë euro në sezon tek Dortmund dhe ky është problemi kryesor që po e pengon skuadrën romane për të bërë një transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here