Spanjollët nuk heqin dorë nga Shaqiri!

Sevilla po përflitet se gjatë kësaj vere do të tentojë të transferojë nga Liverpool, Xherdan Shaqirin.

Kosovari me pasaportë zviceriane ka luajtur vetëm 2 minuta gjatë 2020 dhe largimi nga Anfield Road gjatë kësaj vere duket mëse i sigurt.

Siç raporton Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Sevillës, Monchi, është shumë i interesuar për Shaqirin dhe se një ofertë prej 15 milionë eurosh do të ishte e pranueshme për drejtuesit e Liverpool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here