Van de Beek: Më pëlqen të luaj në vende të nxehta!

Donny Van de Beek padyshim që është një prej lojtarëve më të kërkuar viteve të fundit.

Holandezi është në listën e preferuar të skuadrave si Real Madrid, Juventus, Manchester United, Arsenal e Paris Saint Germain.

Por mesa duket dëshira përfundimtare e mesfushorit holandez është që të bëhet pjesë e Real Madrid.

‘Të luash në kohë me diell është gjithmonë bukur, por unë akoma nuk kam filluar të mësojë gjuhën spanjolle’- deklaroi Van de Beek për Helden.

Ajax sipas të gjitha mundësive do të jetë e pafuqishme këtë verë që ta ndalojë atë të largohet nga Holanda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here