Juventus sakrifikon 3 yjet të saj për një ‘ish’ të sajin!

Juventus është në gjendje që të sakrifikojë plot 3 yjet të saj për të rikthyer në Allianz Stadium ish yllin e saj, Paul Pogba nga Manchester United.

Kampionët i botës me Francën po përflitet se pas një sezoni jo shumë të suksesshëm të ‘Djajve të Kuq’ mund të largohet nga ta për tu transferuar tek ndonjë skuadër që garon për Champions League.

La Gazzetta dello Sport raporton se ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme për të sakrifikuar 3 nga lojtarët e saj kryesorë për të sjellë francezin në Torino.

Bëhet fjalë për Miralem Pjanic, Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi të cilët pritet të bëhen ‘kurban’ gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here