Massimo Moratti paralajmëron transferimin historik të Inter!

Ish presidenti i Inter, Massimo Moratti ka rishfaqur përsëri ëndrrën e Neroazzurëve për ta veshur Lionel Messin me fanellën zikaltër.

Ish presidenti që para shumë vitesh e solli Ronaldo prej Barcelonës tek Inter, mendon se ish skuadra e tij ka të drejtë të ëndërrojë shumë pasi gjëra të çuditshme pritet të ndodhin gjatë 2020.

Moratti e vlerësoi lartë argjentinasin dhe deklaroi se ai e çmon shumë karrierën e tij dhe se të ardhmes nuk i dihet kurrë.

Një ide tjetër e tij është transferimi i Lautaro Martinezit dhe marrja e Lionel Messit nga Neroazzurët duke marrë parasysh edhe moshën tanimë të shtyer të argjentinasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here