Raiola ‘thikë pas shpine’ Juventusit!

Juventus këtë verë mund të mbetet pa njërin prej talenteve të saj më të mëdhenj.

Bëhet fjalë për Matthijs De Ligt i cili sipas disa zërave ka shprehur dëshirë për tu larguar nga ‘Zonja e Vjetër’ dhe Raiola po mendon që ta transferojë atë tek Real Madrid.

Siç raporton Mundo Deportivo, vetë holandezi i ka kërkuar agjentit të tij një largim nga Torino.

Një qendër mbrojtës është pikërisht ajo që i nevojitet Real Madridit duke marrë parasysh se Sergio Ramos ka arritur moshën 34 vjeçare dhe Militao dështoi të bindë skuadrën Los Blancos.

Juventus verën e kaluar e bleu për plot 85 milionë euro De Ligt dhe pas kësaj krize financiare edhe mund të detyrohet që ta shes atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here