Shkaku i COVID-19, Mbappe dhe Neymar nuk largohen nga Parisi!

Siç po shkojnë gjërat largimi i Kylian Mbappe dhe Neymar do të shtyhet edhe për një vit.

Të paktën kjo është ajo që raporton gazeta franceze L’Equipe e cila deklaroi se dy futbollistët nuk do të largohen nga kryeqyteti francez për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Pandemia që ka paralizuar gjithë botën i ka vënë në probleme financiare shumë skuadra të mëdha europiane.

Sipas gazetës franceze momentalisht asnjë skuadër në Europë nuk është në gjendje që të investojë 250 milionë euro për Mbappe ose 150 për Neymar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here