Bye Bye Milan, Paqueta shkëmbehet me një lojtar tjetër!

Lucas Paqueta duket se është në listën e dëshirave të skuadrës portugeze të Benficas e  cila është e gatshme për sakrifica për ta sjellë atë në Portugali.

Siç raporton Calcio Mercato, çmimi aktual i Paquetës është shumë i lartë për Benficën dhe një ide interesante po shqyrtohet nga drejtuesit e klubit portugez.

Benfica po mendon që të përfshijë në negociata edhe Florentino Luis për të ulur çmimin e Paquetës.

Kjo gjë edhe mund të funksionojë duke marrë parasysh që Milan ka qenë e interesuar më herët për Luis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here