City transferon yllin e Juves?!

Pep Guardiola duket se vendosur që të bëj një ribashkim me Douglas Costa por kësaj rradhe jo tek Bayern Munchen por tek Manchester City, pasi sulmuesi anësor po kërkon një largim nga Torino.

Trajneri spanjoll mesa duket mund të jetë një rrugëdalje për tu larguar nga Serie A dhe tek një skuadër e madhe siç është Manchester City.

Costa këtë sezon ka zhvilluar 14 ndeshje në Serie A duke qenë peng i shumë dëmtimeve që prej transferimit nga Bayern Munchen.

Gazzetta dello Sport raporton se një ribashkim mes Guardiolës dhe Douglas Costa po bëhet gati këtë verë pasi edhe Juventus nuk duket se është shumë e interesuar që të insistojë për qëndrimin e brazilianit në Allianz Stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here