Presidenti i La Ligas zbulon tre datat kur mund të rikthehet sezoni

Presidenti i La Ligas Javier Tebas ka zbuluar se kur mund të rikthehet futbolli në Spanjë.

La Liga është pezulluar për shkak të pandemisë së coronavirusit. Disa ditë me rradhë po spekulohet se kur mund të rikthehet futbolli në Spanjë, ndërsa sot Tebas ka zbuluar datat e mundshme për rifillimin e kampionatit.

Në rastin më të mirë sipas Tebas La Liga mund të rifillojë me 28 maj.

“Kemi disa skenare, por gjithçka do të varet se si do të rrjedhin gjërat. Kemi tre data për rifillimin e La Ligas dhe ato janë 28 maj, 6 qershor dhe 28 qershor. Nuk mund ta themi datën e saktë, pasiqë situata nuk është përmirsuar ende. Është e qartë se klubet duhet të fillojnë përgatitjet dhe besojmë se me 26 prill kjo do të jetë e mundur”, ka deklaruar Tebas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here