Bisedimet kanë filluar: Milani transferon yllin e Premier League

Siç raporton Calciomercato.com, Milani ka nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit të Manchester Cityt David Silva.

Kontrata e Silvas me Qytetarët skadon në fund të sezonit dhe Rosonerët mund ta transferojnë atë në verë me parametra zero.

34-vjeçari pritet të largohet nga Etihad pas 10-të viteve. Silva ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar tre gola dhe tetë asistime.

Edhe pse Milani ka ndryshuar politikën e transferimeve duke afruar vetëm futbollistë të rinjë në moshë, Rosonerët e shohin si të nevojshme që në skuadër të ketë lojtarë me eksperiencë si David Silva.

Kështu Silva do të jetë një lider i Milanit në mesfushë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here