Bombë nga Italia: Cancelo rikthehet në Serie A!

Joao Cancelo përsëri në Serie A? Corriere dello Sport, ka publikuar sot një lajm bombastik duke raportuar se portugezi do të rikthehet te Interi.

Antonio Conte është në kërkim të një anësori nga krahu i djathtë për skemën e tij 3-5-2 dhe Cancelo do të ishte futbollisti ideal.

Cancelo u transferua te Manchester City vitin e kaluar nga Juventusi, mirëpo nuk ka arritur që të përshtatet nën drejtimin e Guardiolës. Portugezi është i gatshëm të largohet nga Etihad dhe të rikthehet aty ku shkëlqeu.

Cancelo ishte pjesë e Interit në sezonin 2017-18 si futbollist i huazuar nga Valencia, mirëpo në fund Neroaxurët nuk e shfrytëzuan opsionin e blerjes në fund.

Mbetet ta shohim se si do të arrihet marrëveshja mes palëve, pasiqë City ka shpenzuar 37 milionë euro për Cancelon dhe kartonin e Danilos.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here