Kean rikthehet në Serie A, por te rivalët e Juventusit!

Moise Kean i cili u transferua te Everton nga Juventusi verën e kaluar nuk ka arritur të ambientohet në Premier League dhe tani mund të rikthehet në Serie A.

Sipas Il Messaggero, Roma po konsideron transferimin e Kean nga Evertoni. Bisedimet mes palëve kanë filluar dhe Kean sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Itali këtë verë.

20-vjeçari filloi shkëlqimin te Juventusi, por për shkak të konkurencës së madhe në vijën e sulmit Biankonerët u detyruan ta shesin te Evertoni.

Roma beson se Kean mund të bëhet sulmues i madh në të ardhmen dhe do të tentojnë transferimin e tij në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here