Layvin Kurzawa ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Barcelona, raporton Sport.
Katalansit kanë shfaqur interesim për francezin të cilit i skadon kontrata me PSG në përfundim të sezonit.
Kurzawa dëshiron transferimin te Barcelona dhe Sport shkruan se bisedimet kanë filluar.
Katalansit e shohin Kurzawan si pasuesin ideal të Albas, e sidomos për faktin se mund ta transferojnë me parametra zero.