Milan përgatit 35 milionë euro për futbollistin që nuk e bleu verën e kaluar

Mikel Arteta po përgatitet për ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe njëri nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e tij është Lucas Torreira.

Milani dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe Rosonerët pritet të dërgojnë ofertë në verë për mesfushorin uruguaian.

Milan ka shfaqur interesim për Torreiran gjatë verës së kaluar, por Arsenali refuzoi ta shiste atë, pasiqë Emery ishte në drejtim të skuadrës dhe nuk lejoi largimin e tij.

Por me ardhjen e Artetas, Torreira ka rënë në plan të dytë dhe është i gatshëm të largohet nga Emirates.

Arsenali e transferoi Torreiran nga Sampdoria për 30 milionë euro dhe Milani për të bindur Topçinjtë pritet të ofrojë 35 milionë euro.

Kjo ofertë shihet si e pranueshme duke pasur parasyshë krizën me coronavirusin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here