Milan sakrifikon Paquetan dhe rrëmben yllin italian para rivalëve!

Drejtuesit e Milanit nuk kanë hequr dorë nga transferimi i Sandro Tonalit. 19-vjeçari është objektivi i Milanit për mesfushën në verë.

Tonali që ka marrë epitetin si Pirlo i ri, ka mahnitur me paraqitjet e tij dhe në garë për të janë Juventus dhe Inter.

Mirëpo Rosonerët janë në pole position për transferimin e tij, pasiqë te Milani Tonali do të jetë titullarë dhe sëbashku me Bennacer do ta udhëheqin mesfushën.

Milani ka një plan për të arritur deri tek Tonali dhe ai quhet Lucas Paqueta. Rosonerët pritet ta shesin Paquetan te PSG për 30-35 milionë euro dhe me paratë e arkëtuara do ta transferojnë Tonalin.

Tonali vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe marrëveshja me Brescian mund të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here