Coutinho rikthehet në Premier League, por te rivalët e Liverpoolit

Philippe Coutinho është pranë rikthimit në Premier League.

Braziliani u largua nga Anglia në janar të 2018-tës për tu transferuar te Barcelona, por nuk arriti të bind në Camp Nou dhe katalanasit e huazuan te Bayerni.

Coutinho është i huazuar te Bayerni për momentin, por Bavarezët nuk e kanë ndërmend ta blejnë kartonin e tij dhe ai pritet të rikthehet te Barcelona, mirëpo Blaugranët nuk e kanë ndërmend ta mbajnë dhe tani është hapur dera e rikthimit në Angli.

Interesim për Coutinhon ka shfaqur Chelsea dhe Blutë e Londrës besojnë se mund ta huazojnë brazilianin me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here