Nëse nuk vjen Ferran Torres, Juve ka gati transferimin e yllit të Serie A!

Juventus ka objektiv kryesor të kësaj vere anësorin e Valencias, Ferran Torres.

Mirëpo në këtë garë është edhe Real Madrid dhe Valencia e vlerëson futbollistin e saj plot 70 milionë euro, një shifër kjo shumë e lartë për italianët.

Por ‘Zonja e Vjetër’ do të tentojë deri në fund blerjen e tij pasi ai pëlqehet shumë nga trajneri Maurizio Sarri.

Por nëse Torres nuk transferohet atëherë vëmendja e Juves rikthehet në Serie A, gjegjësisht tek skuadra e Fiorentinës për shërbimet e Federico Chiesës.

Këtu duhet të mposhtet konkurenca e Interit për lojtarin që pritet të kushtojë diku rreth 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here